Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Do ta paguani”/ Erdogan kërcënon perëndimin: Dhamë ultimatum për të...

“Do ta paguani”/ Erdogan kërcënon perëndimin:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar ditën e sotme misionet perëndimore për lëshimin e paralajmërimeve të sigurisë dhe mbylljen e përkohshme të konsullatave në Turqi.

Ankaraja thirri ambasadorët e nëntë vendeve të enjten për të kritikuar vendimet e tyre për mbylljen e përkohshme të misioneve diplomatike dhe lëshimin e alarmeve të sigurisë në shtetin turk, pas arrestimit të 15 personave që dyshohet se ishin pjesë e ISIS, shkruan Reuters.

Zyrtarët turq thanë se vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, nuk kishin ndarë informacione për të mbështetur pretendimet e tyre për kërcënim të sigurisë.

“Ditën tjetër, ministria jonë e jashtme i thirri të gjithë ata dhe u dha ultimatumin e nevojshëm, u tha atyre ‘Do ta paguani shumë për këtë nëse vazhdoni kështu’”, tha Erdogani gjatë një takimi me të rinjtë që ishte regjistruar dhe transmetuar paraprakisht të dielën.

Krahas mbylljeve, disa shtete perëndimore paralajmëruan qytetarët për një rrezik të shtuar të sulmeve ndaj misioneve diplomatike dhe objekteve jomyslimane të kultit në Turqi, pas një sërë protestash të ekstremit të djathtë në Evropë në javët e fundit që përfshinin disa incidente të djegies së kopjeve të Librit të shenjtë mysliman, Kurani.

Turqia pezulloi negociatat për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO muajin e kaluar pas një proteste në Stokholm gjatë së cilës u dogj një kopje e Kuranit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore