Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Do merrja dhe një plumb për të”/ Miliarderi britanik: Zelensky një komedian, Putin duhet të drejtojë Evropën

“Do merrja dhe një plumb për të”/ Miliarderi

Bernie Eccleston, ish-pronar i “Formula 1”, është shfaqur si një adhurues i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa deklaroi se do ishte i gatshëm të merrte dhe një plumb për të.

Në një intervistë në Good Morning Britain , miliarderi britanik 91-vjeçar, e quajti Putin një 'person të klasit të parë' dhe 'të arsyeshëm', i cili "besonte se po bënte gjënë e duhur" duke urdhëruar pushtimin e Ukrainës.

Duke komentuar sulmin tragjik mbi qendrën tregtare në Ukrainë, ku 20 persona humbën jetën dhe 36 janë ende të zhdukur, Ecclestone tha se humbje të tilla civile nuk ishin 'të qëllimshme'.

Duke folur nga një çati me diell në Ibiza, Ecclestone gjithashtu sulmoi dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai ishte një komedian para luftës dhe se vazhdon ende të jetë një i tillë.

Miliarderi më pas këmbënguli se pushtimi 'mund të kishte përfunduar ndryshe' nëse Zelensky do të ishte ulu dhe do të 'kishte biseduar me Putinin'.

“Ajo që ai po bën është diçka që ai besonte se ishte gjëja e duhur për Rusinë. Fatkeqësisht, si shumë njerëz të biznesit, sigurisht si unë, ne bëjmë gabime herë pas here dhe kur ju keni bërë gabimin, duhet të bëni më të mirën që mundeni për të dalë prej tij.”- tha ai.

"Unë mendoj se nëse do të ishte kryer siç duhet nuk do të ishte kështu. Personi tjetër në Ukrainë, e kuptoj se ai ka qenë një komedian dhe mendoj se ai dëshiron ta vazhdojë atë profesion sepse nëse do të kishte menduar për gjërat që ai do të kishte bërë patjetër një përpjekje mjaft të madhe për të folur me zotin Putin, i cili është një person i arsyeshëm dhe do ta kishte dëgjuar atë dhe ndoshta do të kishte bërë diçka për këtë. Do të doja që Putin të drejtonte Evropën. Ne nuk kemi askënd të saktë,  kështu që nuk mund të jetë më keq. Ai bën atë që thotë se do të bëjë. Unë nuk jam përkrahës i demokracisë. Na duhet një diktator. “- shtoi ai.

Sa i përketë mijëra jetëve të humbura, ai shtoi se nuk ëhstë e justifikueshme ndërsa e krahasoi luftën ruse me ndërhyrjet e Amerikës në vendet e tjera.

“Nuk do i justifikoj. Ama mund të them se nuk ishte e qëllimshme - shikoni në çdo kohë Amerika ka lëvizur në vende të ndryshme që nuk ka të bëjë fare me Amerikën.Dhe jam shumë i sigurt se Ukraina, nëse do të donin të dilnin prej saj siç duhet, mund ta kishte bërë."- deklaroi ai.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore