
“Ditë më të këqia ju presin” / Mesazhi i koduar hakerave për ukrainasit
Nëse lufta “tradicionale” nuk është shpallur ende, ajo kibernetike mes Ukrainës dhe Rusisë vlon prej vitesh tashmë dhe në sulmin e radhës ndaj institucioneve të Kievit paralajmërohen ditë shumë herë më të këqia për ukrainasit.
“Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është mbyllur përkohësisht për shkak të sulmit global të ndodhur natën e 13-14 janarit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Faqet e ministrive të tjera, duke përfshirë atë të Sigurisë, Punëve të Jashtme dhe Politikave Bujqësore, u gjetën gjithashtu të paarritshme. Faqet e internetit të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë dhe ajo e presidentit funksionojnë rregullisht. Në disa nga adresat e bashkangjitura, u shfaqën mesazhe në rusisht, polonisht dhe gjuhën ukrainase.
"Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në rrjetin publik. Të gjitha të dhënat në kompjuterin tuaj fshihen dhe nuk do të rikuperohen. Të gjitha informacionet për ju janë bërë publike, duhet të kini frikë dhe prisni më të keqen. Kjo ju bëhet për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tuaj", thuhet në mesazhin e lënë nga hakerat.
Ukraina në të kaluarën akuzoi Rusinë për organizimin e sulmeve të rënda kibernetike, pasi marrëdhëniet mes dy fqinjëve u përkeqësuan që nga konflikti i vitit 2014.
Muajt e fundit, Ukraina dhe aleatët e saj në SHBA dhe Evropë kanë denoncuar se si Rusia po përgatit një pushtim kryesisht pas zhvendosjes së 100,000 ushtarë pranë kufirit. Moska i mohon plane të tilla, ndërsa një zëdhënës i Kremlinit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi sulmin kibernetik.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kishin denoncuar më parë mundësinë që Moska mund të vendoste të vepronte me sulme hakerësh për të ushtruar presion mbi Ukrainën. Rusia mohon përdorimin e armëve kibernetike në një mënyrë fyese, por presidenti Vladimir Putin ka konfirmuar ekzistencën e "hakerëve patriotë" që veprojnë në mënyrë të pavarur nga qeveria.

Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico
Historia e plotë >







Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >