Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Diplomacia, apo pushka? Plas mes talebanëve se kush duhet të marrë meritat e fitores

Diplomacia, apo pushka? Plas mes talebanëve se kush duhet të

Dy dekada luftë e kanë bërë të vështirë për talebanët që të jetojnë në paqe dhe me largimin e forcave amerikane dhe atyre të NATO-s, kundërshtari i tyre duket se do të jetë...vetvetja.

BBC raporton nga burime të saj se një sherr i madh mes udhëheqësve të talebanëve ka ndodhur në fund të javës së kaluar. Zënka ka nisur për shkak të pakënaqësisë së themeluesit të militantëve, Mullah Abdul Ghani Baradar mbi strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re.

Baradari udhëhoqi për talebanët negociatat me SHBA në Katar dhe veç pakënaqësisë mbi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar përplasja ka shpërthyer edhe se kush i ka meritat e fitores së luftës.

Sipas burimeve të BBC, Baradar, zëvendëskryeministri i ri i vendit beson se meritat duhet t’i jepen diplomacisë së udhëhequr prej tij në Doha, ndërsa anëtarët e grupit Haqqani, grupi më i madh dhe më i ashpri në mesin e talebanëve thonë se meritat e çlirimit duhet t’i marrë krahu i luftës.

Sipas BBC, në debat e sipër, Baradar dhe Khalil ur-Rahman Haqqani, ministër për refugjatët dhe një figurë e shquar brenda rrjetit militant Haqqani, kishin shkëmbyer fjalë të forta pasi ndjekësit e tyre ishin përleshur me njëri-tjetrin.

Baradar ishte udhëheqësi i parë taleban që komunikoi drejtpërdrejt me një president amerikan, duke pasur një bisedë telefonike me Donald Trump në vitin 2020. Para kësaj, ai nënshkroi në emër të talebanëve marrëveshjen e Dohas që parashikonte tërheqjen e trupave amerikane.

Ndërkohë, rrjeti i fuqishëm Haqqani është i lidhur me disa nga sulmet më të dhunshme që kanë ndodhur në Afganistan kundër forcave afgane dhe aleatëve të tyre perëndimorë vitet e fundit. Grupi është caktuar nga SHBA si një organizatë terroriste. Udhëheqësi i saj, Sirajuddin Haqqani, është ministri i brendshëm në qeverinë e re.

Burimet talebane i thanë BBC-së se pas këtij sherri, Baradar është larguar nga Kabuli dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Kandaharit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore