Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Di Maio: Multilateralizmi i nevojshëm për të dalë nga pandemia

Di Maio: Multilateralizmi i nevojshëm për të dalë nga

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vuri sot në dukje nevojën e një multilateralizmi botëror për të dalë nga pandemia e COVID-19.

“Të gjitha vendet e botës e kanë kuptuar se nevojitet multilateralizëm për të dalë nga kjo pandemi”, tha Di Maio.

“Kjo pasuron marrëdhënien midis shteteve dhe marrëdhëniet e Italisë me shtetet e tjera, përfshirë edhe nga pikëpamja ekonomike”, shtoi ai. Di Maio kujtoi se Italia do të vërë 45 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në dispozicion të vendeve që kanë nevojë për to.

Në këtë kontekst, ai theksoi se “kjo është një shenjë e madhe besueshmërie duke qenë se Italia tashmë ka 77 për qind të qytetarëve mbi 12 vjeç që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore