Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dhuna në xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit, Hamasi sulmon me raketa Izraelin

Dhuna në xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit, Hamasi sulmon me raketa

Grupi i Hamasit ka qëlluar me raketa drejt Izraelit, vetëm pak minuta pasi hyri në fuqi një ultimatum, i cili i kërkonte Izraelit të tërhiqte forcat nga dy vatra tensionesh në qytet.

Televizioni izraelit tregoi dëmtimin e një shtëpie në Mevesaret Zion, në periferi të Jeruzalemit, dritaret e së cilës raportohet se ishin dëmtuar nga raketat.

Krahu ushtarak i Hamasit mori përgjegjësinë për lëshimin e raketave në një deklaratë duke thënë se ai goditi Jeruzalemin në përgjigje të "krimeve dhe agresionit të Izraelit në Qytetin e Shenjtë dhe sulmeve të tij ndaj popullit tonë në Sheikh Jarrah dhe Xhaminë Al-Aqsa".

"Ky është një mesazh që armiku duhet ta kuptojë mirë," tha një zëdhënës, raporton The Guardian.

Nga përleshjet jashtë xhamisë al-Aqsa të Jeruzalemit, të paktën 305 palestinezë u plagosën dhe 228 u dërguan në spital.

Sipas njoftimit të Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe , disa nga palestinezët ishin në gjendje kritike, ndërkohë që policia tha se 21 oficerë të saj u plagosën.

Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame, ka qenë një vatër kryesore dhune në Jeruzalem gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përplasjet kanë ngjallur shqetësim ndërkombëtar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i vendosur të respektojë ligjin dhe rendin në Jeruzalem duke ruajtur "lirinë e adhurimit dhe tolerancën për të gjithë".

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Presidentit Palestinez Mahmoud Abbas, akuzoi "forcat izraelite të pushtimit" për ndërmarrjen e një "sulmi të egër" në al-Aqsa, siç e quajti ai.

Izraeli thotë se i gjithë Jeruzalemi është kryeqyteti i tij, duke përfshirë pjesën lindore që e aneksoi me një veprim i cili nuk ka marrë njohje ndërkombëtare. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti që ata kërkojnë të ngrenë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Gazë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore