Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e parë grua e Suedisë rikthehet në detyrë

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e parë grua e

SUEDI - Parlamenti suedez për herë të dytë në më pak se një javë zgjodhi socialdemokraten Magdalena Andersson si kryeministre të vendit këtë të hënë.

Ish-ministrja e financave fitoi një votë të ngjashme javën e kaluar, por dha dorëheqjen vetëm disa orë më vonë, pasi një partner i vogël koalicioni braktisi qeverinë.

Ajo është riemëruar në postin e lartë pasi trazirat politike e detyruan atë të jepte dorëheqjen brenda disa orësh nga marrja e postit javën e kaluar.

Andersson tani do të formojë një qeveri të pakicës që përbëhet vetëm nga partia e saj.

Andersson u largua nga posti i kryeministres të enjten e kaluar pasi koalicioni i saj u prish, vetëm disa orë pasi mori mandatin./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore