Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“DEXIT”/ Politikanët bëjnë thirrje për daljen e Gjermanisë nga BE, jo bashkime familjare për refugjatët

 “DEXIT”/ Politikanët bëjnë thirrje për daljen e

Pas Britanisë së Madhe, e cila tashmë është zyrtarisht jashtë Bashkimit Evropian, edhe nga shteti kryesor i Unionit, Gjermania, ka zyrtarisht zëra që kërkojnë daljen nga BE.

Deklarata është bërë nga partia ultra e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia e tretë më e madhe e vendit.

Manifesti zgjedhor thotë: "Ne e konsiderojmë të domosdoshme daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Evropian dhe krijimin e një komuniteti evropian të ri ekonomik dhe interesash."

Gjithashtu, në manifestin e saj për zgjedhjet federale në 26 shtator, kjo parti kërkon që t’i jepet fund edhe "çmendurisë së bllokimit" për shkak të masave kundër covid.

Pas dy ditësh diskutimesh në Dresden, mbledhje në shkelje të rregullave kundër covid, rreth 600 delegatë që morën pjesë në kongresin federal të partisë përcaktuan piketat radikale për programin për zgjedhjet federale në 26 shtator.

Gjatë pandemisë AfD ka qenë e lidhur me mohuesit e koronavirusit dhe kundërshtoi vaksinimet e detyrueshme, gjë të cilën qeveria gjermanë nuk e ka propozuar kurrë.

Disa anëtarë të AfD janë bashkuar edhe në demonstratat anti-bllokim.

Delegatët mbështetën një rezolutë të koronavirusit me parullën 'Gjermani. Por normale ', e cila përfshin refuzimin e mbajtjes së maskave në qendrat e kujdesit ditor dhe shkolla, si dhe u shprehen kundër mbylljes së vendit.

AfD gjithashtu kërkon "refuzimin e çdo bashkimi familjar për refugjatët". Kritikët e këtij formulimi theksuan se kjo nuk është e mundur ligjërisht.

AfD gjithashtu dëshiron një kthim në kontrollet kufitare, së bashku me "pengesat fizike", të tilla si gardhet kufitare në kufijtë e shtetit gjerman./Gazeta SHQIP

“DEXIT”/ Politikanët bëjnë thirrje për daljen e

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore