Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit në Paris dhe postoi foto në Twitter

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit

Parisi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri i preu kokën mësuesit. Sipas mediave të huaja, 18-vjeçari nga Çeçenia, Aboulakh Anzorov kishte postuar një foto të mësuesit në rrjetin Tëitter para se t’i priste kokën 47 vjecarit.

Ai shtoi se vrasësi kishte fituar leje rezidence në Francë për 10 vjet në muajin mars dhe nuk kishte pasur më parë probleme me autoritetet.

10 ditë më parë viktima kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar në klasë karikaturat e kontestuara të publikuara nga revista Charlie Hebdo që vinin në lojë profetin mysliman.

Babai i një nxënësi 13-vjeçar të shkollës së tragjedisë Conflans-Sainte-Honorine tha për agjencinë Reuters se Paty kishte ftuar nxënësit myslimanë të dilnin nga klasa para se të tregonte karikaturën, në rast se ofendoheshin.

Dhe kjo kishte ndodhur, por një fëmijë mysliman kishte qëndruar gabimisht në klasë dhe më pas i kishte thënë prindërve të tij. Ata depozituan ankesë në shkollë dhe në ministrinë franceze të arsimit.

Brahim Chnina, i cili thotë se vajza e tij ishte në klasë kur mësuesi tregonte karikaturat me tematikë fetare, e quante zotin Paty “rrugaç” në një video të postuar në Tëitter javën e kaluar.

Video ishte ajo që solli ndërgjegjësim të gjerë për veprimin pasi u shpërnda dhe nga faqja e një xhamie në Pantin, në periferi të Parisit. Disa ditë më vonë Paty iu pre koka në perëndim të Parisit.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi çeçen Anzorov thërriti ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi në arabisht) para se të qëllohej për vdekje nga policia, rreth 500 metra larg vrasjes.

Autoritetet kanë arrestuar nëntë persona, duke përfshirë dhe prindërit e një fëmijë të shkollës që kishin shprehur zemërim për veprimin e viktimës.

Sulmi i djeshëm erdhi disa ditë pasi presidenti Emmanuel Macron prezantoi ashpërsimin e lidhjeve kundër ekstremistëve islamikë duke argumentuar se po dëmtojnë vlerat e shoqërisë franceze.

Franca ka popullatën më të madhe myslimane në Evropën perëndimore me rreth pesë milionë njerëz.

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit

Detajet tronditëse/ 18-vjeçari i preu kokën mësuesit

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore