Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Duan të kthehen në republikë, mbretëresha angleze humb fronin (FOTO)

Duan të kthehen në republikë, mbretëresha angleze humb

Barbados ka njoftuar së fundmi se ka si synim që të heqë Mbretëreshën si kreun e saj të shtetit, dhe për t’u bërë një republikë deri në nëntor të vitit 2021.

Barbados ka plane për të arritur sovranitetin e plotë si pjesë e festimeve, për të shënuar 55-vjetorin e Pavarësisë në nëntorin e ardhshëm.

Masa u njoftua përmes një fjalimi të shkruar nga kryeministrja Mia Mottley dhe lexuar nga guvernatori i përgjithshëm i vendit, Dame Sandra Mason.

Duan të kthehen në republikë, mbretëresha angleze humb

Duke lexuar fjalimin, Dame Sandra Mason tha: “Ka ardhur koha të lëmë plotësisht të kaluarën tonë koloniale. Barbadianët duan një kryetar shteti. Kjo është deklarata përfundimtare e besimit në atë që jemi dhe në atë që jemi të aftë të arrijmë. Prandaj, Barbados do të marrë hapin tjetër logjik drejt sovranitetit të plotë dhe do të bëhet një republikë në kohën kur ne festojmë 55 vjetorin e pavarësisë.”

Duan të kthehen në republikë, mbretëresha angleze humb

Vendi fitoi pavarësinë e tij nga Britania në 1966, megjithëse Mbretëresha mbetet monarku i saj kushtetues dhe kryetari i shtetit. Në vitin 1998, një komision i shqyrtimit kushtetues të Barbados rekomandoi statusin republikan dhe në 2015 kryeministri i atëhershëm, Freundel Stuart, tha “ne duhet të kalojmë nga një sistem monarkik në një formë republikane të qeverisjes në një të ardhme shumë të afërt”.

Duan të kthehen në republikë, mbretëresha angleze humb

Shumica e vendeve të Karaibeve kanë mbajtur lidhje zyrtare me monarkinë pasi kanë arritur pavarësinë. Barbados do të bashkohej me Trinidad dhe Tobago, Dominica dhe Guajana nëse vazhdonte me planin e tij për t’u bërë një republikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore