Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Hynë në magazinë për të ndezur zjarrin dhe për të fajësuar...”/ Çfarë fshihet pas shpërthimin masiv në Bejrut

“Hynë në magazinë për të ndezur zjarrin dhe

Një shpërthim ndodhi të martën në Bejrut të Libanit, duke lënë të vdekur mbi 135 persona dhe 5.000 të lënduar. Incidenti ngriti një mori çështjes mbi atë që çfarë mund të ketë shkaktuar katastrofën.

Së fundmi, të dhëna shqetësuese kanë dalë në lidhje me shpërthimin e fuqishëm. Burime nga inteligjenca që po ndihmon në hetime bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.

Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit disa ditë nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Dhe për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin.

Sipas të njëjtave burime, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni se sa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore