Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Deklarata e Pfizer: Vaksina kundër COVID-19 mbron grup-moshën prej 5-11 vjeç

Deklarata e Pfizer: Vaksina kundër COVID-19 mbron grup-moshën prej

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane e bioteknologjisë BioNTech njoftuan se vaksinat kundër COVID-19 krijojnë imunitet të fortë tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe se do të aplikojnë tek autoritetet sa më shpejt të jetë e mundur për leje për përdorim.

Në deklaratën e Pfizer/BioNTech thuhet se në fazën 2 dhe 3 të studimeve të vaksinës, tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç është parë përgjigje imune (niveli i antitrupave) e cila përputhet me atë që kishin vërejtur më parë në grup-moshën 16-25 vjeç.

Presidenti i Pfizer, Albert Bourla tha se në SHBA që nga korriku rastet me COVID-19 tek fëmijët janë rritur me rreth 240 për qind. "Shëndeti publik nxjerr në pah nevojën për vaksinim. Rezultatet e provave klinike ofrojnë një bazë të fortë për miratimin e vaksinës sonë për fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe ne planifikojmë t'i paraqesim këto rezultate menjëherë tek FDA dhe autoritetet e tjera".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore