Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Deklarata e fortë e ministrit serb: Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës...

Deklarata e fortë e ministrit serb: Beogradi nuk do ta lejojë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Iviça Daçiç ka thënë se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës, pa luftë.

Një qëndrim ky i ashpër nga ana e ministrit serb, duke shtuar se çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet.

“Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë. Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiç.

Po ashtu ai vuri në pikëpyetje edhe qëllimin e forumeve ndërkombëtare, duke u shprehur se kuptimi i ekzistencës së OSBE-së, po humbet dalëngadalë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore