Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Dalin pamjet/ Vijojnë kërkimet nënujore për trupin e aktores së zhdukur në mënyrë misterioze

Dalin pamjet/ Vijojnë kërkimet nënujore për trupin e aktores

Pamje nga kërkimet nënujore janë zbuluar nga autoritetet në përpjekje të gjetjes së trupit të aktores Naya Rivera, të famshme në rolin e saj në serialin Glee.

Kërkimet për 33-vjeçaren janë në ditën e katërt të tyre, dhe autoritetet thonë se kërkimi në liqen është shumë i vështirë.

“Trupi i saj mund të gjendet pas 5 minutash ose pas 5 ditësh, nuk mund ta dimë me siguri,” shprehet një oficer.

Aktorja Rivera shkoi për të lundruar me varkë me djalin e saj Josey në liqenin Piru në Ventura të Los Anxhelesit.

Djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetmuar në varkë nga pushues të tjerë që njoftuan mejnëherë policinë.

Në dëshminë e tij, Joselyn tha se nëna e tij kishte shkuar për të notuar dhe se nuk ishte kthyer më.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore