Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

COVID/ Numri i të vdekurve në Itali vitin e kaluar, më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore

COVID/ Numri i të vdekurve në Itali vitin e kaluar, më i larti

Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mediat italian shkruajnë se në fakt,  COVID-19 shkaktoi mijëra më shumë vdekje sesa shifrat zyrtare.

Një total prej 746.146 njerëz vdiqën në Itali vitin e kaluar, sipas zyrës së statistikave, e cila është 100.525 ose 15.6 për qind më shumë se mesatarja në periudhën 2015-2019.

Nga 21 shkurti 2020, kur filloi epidemia, deri në fund të vitit, numri i të vdekurve është edhe më i lartë, 21 për qind më shumë se pesë vitet e fundit.

Instituti i Shëndetit italian zyrtarisht i atribuoi 75,891 vdekje vitin e kaluar koronavirusit, rreth 70 për qind më tepër vdekje.

Në Itali, 98.974 njerëz kanë vdekur zyrtarisht nga COVID-19 deri më tani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore