Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

COVID / Japonia regjistron shifra rekord infektimesh të reja

COVID / Japonia regjistron shifra rekord infektimesh të reja

Autoritetet japoneze raportuan shifrën më të lartë të infeksioneve të reja me Covid që vendi ka regjistruar ndonjëherë që prej nisjes së pandemisë.

Rreth 9500 persona rezultuan pozitivë ditën e mërkurë, duke shtuar zërat se lojërat olimpike po shtojnë rrezikun e shëndetit të qytetarëve vendas.

Një e treta e infeksioneve u regjistruan vetëm në Tokio, që brenda dy ditëve ka thyer dy rekorde sa i takon numrit të infektimeve.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por kritikët thonë se masat do të kenë pak efekt, sepse rregullat shtrënguese të vendosura nuk janë me detyrim, por me vullnet të lirë të qytetarëve.

Si shembull, restoranteve u është këshilluar që të mbyllen herët dhe të mos shesin pije alkoolike, por jo të gjithë e kanë zbatuar këtë udhëzim.

Të tre prefekturat përreth Tokios - Kanagaëa, Chiba dhe Saitama kanë pasur gjithashtu rritje të të fortë të infeksioneve.

"Sistemi mjekësor ka filluar të mbingarkohet", tha këshilltari më i lartë i qeverisë japoneze për COVID-19, Shigeru Omi në një seancë dëgjimore parlamentare.

Në përgjithësi, qasja e Japonisë ndaj pandemisë ka qenë relativisht e suksesshme. Ajo ka raportuar vetëm 15,000 vdekje nga koronavirusi, nga 126 mln banorë që ka, shumë më pak se vendet e tjera me popullsi të ngjashme. Edhe pse Japonia raportoi një numër rekord rastesh të mërkurën, ajo njoftoi për vetëm tetë raste vdekjesh.

Deri tani, 169 individë të lidhur me Lojrat Olimpike kanë rezultuar pozitivë për virusin. Organizatorët theksojnë se niveli i përgjithshëm i pozitivitetit është shumë i ulët. Ata gjithashtu thonë se shumica e vizitorëve në Lojrat Olimpike janë vaksinuar.

Japonia është një nga disa vendet aziatike që e frenoi me efektivitet virusin fillimisht, por ka mbetur pas vendeve të tjera të zhvilluara përsa i takon vaksinimeve.

Të paktën 37 përqind e popullsisë së Japonisë ka marrë një dozë vaksine të koronavirusit, sipas shifrave qeveritare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore