Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

COVID/ Ekspertët të shqetësuar: Personat e vaksinuar po bëjnë gabimin e madh duke...

COVID/ Ekspertët të shqetësuar: Personat e vaksinuar po

Shkencëtarët kanë ngritur tashmë shqetësimin se njerëzit janë më pak të prirur të zbatojnë rregullat anti-COVID, pasi kanë marrë vaksinën.

Prof.Susan Michie, drejtoreshë e Qendrës UCL për Ndryshimin e Sjelljes në Britani, tha se sondazhet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, sugjerojnë se njerëzit kanë më pak gjasa të respektojnë rregullat, nëse janë vaksinuar.

"Ky është një gabim i madh. Njerëzit mund të mendojnë se janë më imunë nga sa janë në të vërtetë, për shkak se ne ende nuk e dimë sa imunitet japin vaksinat e ndryshme, ose për sa kohë do të zgjasë dhe ka gjithashtu një pikëpyetje mbi uljen e infektivitetit.", tha ajo

Ajo theksoi se është e domosdoshme që, të vaksinuar apo jo, njerëzit duhet që të gjithë të respektojnë masat në fuqi kundër COVID, pasi ka ende të panjohura në lidhje me virusin, e po ashtu edhe me vaksinën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore