Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

COVID arriti edhe në vendin që nuk kishte asnjë të infektuar deri tani

COVID arriti edhe në vendin që nuk kishte asnjë të infektuar

Kaledonia e re, territori përtej detit të Francës dhe një nga vendet e pakta në planet që ka qenë pa COVID-19, po mbyllet për shkak të zbulimit të nëntë rasteve, njoftuan zyrtarët sot.

Fokusi i coronavirusit në arkipelagun francez u zbulua pasi një drejtor shkolle u sëmur në ishujt Wallis dhe Futuna – gjithashtu territor francez në Oqeanin Paqësor – dhe detyroi autoritetet të kontrollonin për rastet e coronavirusit.

Nuk kishte kufizime të udhëtimit midis dy territoreve franceze, por secili person duhet të jetë në karantinë në mënyrë rigoroze për 14 ditë pasi të kthehet nga zonat e tjera.

Ishujt më parë kanë parandaluar me sukses transmetimin e coronavirusit në një komunitet që ka arritur pothuajse çdo cep të botës.

Kaledonia e Re, e vendosur në brigjet veriperëndimore të Australisë, u bë territor francez në vitin 1853.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore