Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Covid-19 u shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut, ja shifrat marramendëse

Covid-19 u shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut, ja

Teksa shumë njerëz kanë hasur në vështirësi financiare gjatë kësaj periudhe të pandemisë, duket se të fuqishmit amerikanë janë pasuruar akoma më shumë.

“Daily Mail” shkruan se miliarderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë fituar 845 miliardë dollarë, 141 miliardë në muaj ose 4.7 miliardë dollarë në ditë që prej datës 18 mars kur SHBA u vendos në karantinë për shkak të Covid-19.

Instituti për studime politike, ‘Institute for Policy Studies’ ka bërë llogaritë e të pasurve amerikanë. E sipas tij, rezulton se fituesi më i madh është Jeff Bezos.

Nga fillimi i krizë, pasuria e pronarit të “Amazon” rritet me 65%, ose më saktë me 73,2 miliardë dollarë . Kjo është një shifër rekord prej 186.2 miliardësh, me çka edhe ka marrë titullin e njeriut më të pasur të botës

Covid-19 u shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut, ja

Gjithashtu edhe Mark Zuckerberg ka parë që pasuria e tij të rritet me 84 për qind duke shkuar në 100.6 miliardë dollarë. Numri një i “Facebook”-ut është përballë me kritika dhe skandale së fundmi, por kjo nuk ka ndikuar aspak në pasurimin e tij.

Covid-19 u shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut, ja

Gjithashtu nuk mund të ankohet as Elon Musk, pasuria e të cilit është rritur me 24%, duke shkuar në 92 miliardë dollarë.

Covid-19 u shton më shumë fitimet Bezos, Musk dhe Zuckerberg-ut, ja

Kujtojmë se New Jersi ka miratuar një rritje të taksave të të pasurve me objektiv shërimin e llogarive publike të rrënuara nga virusi. Në kongres, demokratët kanë propozuar një taksë të sheshtë prej 60 përqindësh të fitimeve të miliarderëve nga 18 marsi deri në fund të vitit për të ndihmuar klasën e mesme që të mbulojë shpenzimet shëndetësore. Një masë që nëse do të hynte në fuqi do t’i kushtonte Bezos 42.8 miliardë dollarë dhe Musk, 27.5 miliardë dollarë, shkruan “Daily Mail”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore