Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Covid-19/ Përditësohet lista, shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtojnë të lirë drejt BE-së

Covid-19/ Përditësohet lista, shtetasit e këtyre vendeve mund

Teksa rreziku i një vale të dytë të pandemisë Covid-19 rritet, shtetet e BE-së kanë qenë të zënë me përgatitjen e rregullave dhe kufizimeve të tyre të udhëtimit që nga miratimi i një rezolute të përbashkët për udhëtimet brenda bllokut në mes të qershorit.

Bashkimi Europian ka përditësuar ditën e sotme listën  vendeve  për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, duke “fshirë” totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufijtë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të qëndrojnë të mbyllur jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë.

Madje Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

E si pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së. Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura.

Vende të tjera si Gjermania, Holanda, Austria etj. kanë mbyllur kufijtë edhe për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) njoftuan se qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Marokut, Zelanda e Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguait tani do të lejohen të udhëtojnë  në zonën Shengen.

Zyrtarët thanë se vendimi ishte marrë “duke vënë në fuqi një politikë komplekse që kërkon të balancojë shqetësimet shëndetësore me politikën, diplomacinë dhe nevojën e dëshpëruar për të ardhura nga turizmi”.

Nga ana tjetër kujtojmë se Bashkimi Europian botoi për herë të parë listën e vendeve të sigurta në 30 qershor me 15 vende.

Sidoqoftë, lista u rinovua, Algjeria, Mali i Zi dhe Serbia nuk ishin më pjesë e listës, duke e çuar totalin në 12. Vendimi  erdhi si rezultat i një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve ditore në këto rajone.

Por jo ??të gjitha vendet kanë rënë dakord për listën e aprovuar nga BE. Vende si Polonia dhe Hungaria nuk kanë pranuar të hapin kufijtë e tyre për qytetarët e vendeve të sugjeruara nga BE në listë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore