Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan: 5 muajt e ardhshëm do jenë më të rëndit

Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan: 5 muajt e ardhshëm do

Mjeku amerikan Peter Hotez ka paralajmëruar se katër deri në pesë muajt e ardhshëm do të jenë më të rëndit gjatë pandemisë së koronavirusit, sepse sipas tij më shumë se gjysma e shteteve amerikane tashmë janë duke raportuar për rritje të numrit të rasteve të reja.

“Katër apo pesë muajt e ardhshëm janë vendimtar, kur edhe do të hyjmë ndoshta në periudhën më të vështirë të kësaj epidemie. Sado e vështirë të jetë, së shpejti do të përkeqësohet”, ka shtuar Hotez.

Hotez beson se mund të dyfishohet numri i të vdekurve, duke theksuar se “bëhet fjalë për gjëra të vështira”.

“Ajo çfarë jam munduar t’ua shpjegoj njerëzve është se do të jetë më mirë, por që do të kalojmë nëpër një periudhë të tmerrshme”, ka shtuar ai.

“Mundohuni që gjatë asaj kohe të mos jeni vetëm, dhe të mendoni për atë se mund të këshilloheni me ekspertë të ndryshëm për gjendje mendore. Njerëzit do të ndihen të braktisur, do të ndihen sikur janë vetëm. Bëhuni gati për këtë, por mbani në mend do të bëhet më mirë”, ka thënë mjeku Hotez.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore