Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

COVID-19/ OBSH: Europa nuk ka nevojë për masa izolimi shtesë  

COVID-19/ OBSH: Europa nuk ka nevojë për masa izolimi

Ndonëse ka paralajmëruar vazhdimisht nga rreziku i përhapjes së koronavirusit, OBSH thotë se masat e reja të izolimit në vendet europiane nuk janë të nevojshme.

Udhëtimet e pushimeve kanë bërë që në kontinentin e vjetër të ketë një rritje shqetësuese të numrit të rasteve të të infektuarve. Por Hans Kluge, kreu i degës europiane të OBSH-së tha se “ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta bëjmë ekonominë të funksionojë".

Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar shtim të infektimeve me Covid 19 në këtë periudhë. Në 20 gusht, Italia regjistroi 845 raste të reja, niveli më I lartë ditor ky i infektimeve që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania 1,707 të tilla, që për këtë vend përbëjnë shifrën më të lartë që prej muajit prill.

Por pavarësisht kësaj situate, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara mbetet ende shumë më i lartë se në Europë, duke shkuar në 46.000 të tilla. Të dhënat e Universitetit prestigjoz Johns Hopkins tregojnë se në gjithë botën numri i të infektuarve me Covid 19 ka mbërritur në 22 milionë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore