
Covid-19/ Kina i fut me detyrim ujgurët për të prodhuar në masë pajisje mjekësore dhe maska
Kina përdor punën e detyruar të ujgurëve për të prodhuar në masë pajisje mjekësore dhe maska që eksportohen globalisht!
Kompanitë kineze po përdorin një program pune të detyruar ndaj pakicave muslimane ujgure për të prodhuar maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse, në mënyrë që t`I bëjë ballë kërkesës së madhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
Një hetim i New York Times tregon se ndonëse pjesa më e madhe e pajisjeve të prodhuara në këtë mënyrë shkojnë për përdorim të brendshëm, disa ndërmarrje kineze që janë bërë pjesë e këtij programi, kanë dërguar sasi të tyre edhe në tregjet jashtë kufijve, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Të paktën një dërgesë mësohet t`i ketë shkuar një kompanie të furnizimit mjekësor në Xhorxhia pikërisht nga një fabrikë në provincën kineze të Hubeit, ku ishin caktuar të punonin për këtë qëllim më shumë se 100 ujgurë.
Programi në fjalë përfshin transferimin e ujgurëve nga shtëpitë e tyre në rajonin e Xinjiang nëpër fabrika dhe punë të tjerë shërbimi. Atyre u kërkohet të mësojnë gjuhën mandarine dhe të zotohen për besnikëri ndaj Kinës në ceremonitë e përjavshme të ngritjes së flamurit. Përpara se të godiste pandemia, vetëm katër kompani në Xinjiang prodhonin pajisje mbrojtëse mjekësore.
Deri në 20 qershor, numri I tyre shkoi në të paktën 51 kompani , e nga këto thuhet se të paktën 17 morën pjesë në programin shtetëror të punës që perfshin punëtorë Ujgure. Media shtetërore kineze e trumpeton programin si ndihmë për t`i larguar ujgurët nga varfëria duke I dhënë një punë e duke eleminuar ekstremizmin fetar. Por dënimet dhe kuotat e vendosura nga qeveria kineze sugjerojnë se pjesëmarrja në program është e pavullnetshme.

Facebook penalizon kryeministrin e Izraelit, i ndërpret një bisedë online
Historia e plotë >





Pronarët infektojnë macen me COVID, ngre në këmbë një shtet të tërë
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Shkollat në risk nga virusi, komiteti ende pa strategji për menaxhimin e situatës

Pranimi i simboleve kombëtare shqiptare në Malin e Zi, Faik Nika: Kemi 30 vite që e kërkojmë, presioni...

Prej 10 ditësh në spitalet Covid në Tiranë, shuhet pedagogia e njohur të Vlorës
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >