Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Cilat janë vendet më të prekura në botë nga koronavirusi aktualisht

Cilat janë vendet më të prekura në botë nga

Pandemia Covid-19 po merr çdo ditë jetë njerëzish, ndërkohë që ende nuk ka një vaksinë për këtë virus të rrezikshëm.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 19 milionë raste janë konfirmuar në 188 vende të botës, ndërsa rreth 700 mijë njerëz kanë ndërruar jetë.

Rastet e virusit vdekjeprurës po vazhdojnë të shënojnë rritje, madje edhe në disa vende ku e mposhtën me sukses sfidën e parë të shpërthimit.

Koronavirusi po shënon rritje përsëri edhe në Evropë

Disa vende në Evropë raportuan kohëve të fundit rritje të rasteve nga sëmundja e COVID-19.

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në karantinë për dy javë nëse vizitojnë vendet si Spanja; Belgjika ose edhe Luksemburgu.

Ndërkohë, Franca është një tjetër vend evropian që po përballet me rritje të infeksioneve.

Një numër vendesh në Evropë implementuan masa bllokimi në zonat e tyre, disa prej tyre urdhëruan vendosjen e maskave si dhe zbatimin e rregullave të distancimit shoqëror.

Spanja siç duket e ka pësuar më rëndë nga pandemia, megjithëse shumica e rasteve të reja janë përqendruar në veri-lindje të vendit. 

Në cilat vende ka rritje të rasteve dhe të viktimave?

Amerika Latine është epiqendra e re e pandemisë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, pasi numri i viktimave u rrit në 100 mijë të shtunën. Meksika në anën tjetër ka regjistruar më shumë se 50 mijë të vdekur nga sëmundja.

Rastet po rriten gjithashtu me shpejtësi edhe në Kolumbi, Peru, Argjentinë dhe Bolivi.

Në mesin e vendeve që e pësuan keq nga pandemia është edhe Irani. Informacioni i zbuluar nga BBC, tregon se numri i viktimave në Iran deri më 20 korrik ishte 42 mijë, rreth tre herë më shumë se totali i shifrës së publikuar zyrtarisht nga qeveria e vendit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore