
"Ciklon bombë"/ Shërbimi Kombëtar i Motit: Vendi pritet të goditet nga stuhia, shpallet gjendja e emergjencës...
Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuime në Kaliforninë veriore pasi rrezikohen nga një stuhi e madhe që pritet të godasë bregdetin.
Në këto zona ka pasur problematika për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave. Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për stuhinë, e dyta që përmbyt shtetin brenda një jave. Parashikuesit thonë se ajo do të formohet në një ‘ciklon bombë’, një lloj stuhie shpërthyese dhe ndoshta do të vrasë njerëz.
Kalifornia Veriore pritet të goditet më rëndë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar një paralajmërim për përmbytjet dhe erëra të forta për të gjithë zonën e Gjirit në Kaliforninë veriore, duke thënë se erërat priten të rrëzojnë pemët dhe të shkaktojnë ndërprerje të energjisë.
“Për ta thënë thjesht, ky ka të ngjarë të jetë një nga sistemet më me ndikim në një shkallë të gjerë që ky meteorolog ka parë për një kohë të gjatë,” tha parashikuesi i NWS për rajonin në një këshillë për motin. BBC, duke iu referuar parashikimeve të sinoptikanëve se, shkruan se stuhia mund të shkaktojë përmbytje, shembje të dherave, rrëzim të pemëve, ndërprerje të energjisë si dhe nuk përjashtohet humbja e jetëve njerëzore.
Një urdhër evakuimi është lëshuar në kontenë Santa Cruz, në jug të San Franciskos, për shkak të “probabilitetit të lartë” që disa lagje të bëhen të paarritshme për shkak të përmbytjeve.
Më në jug, në kontenë Santa Barbara, zyrtarët urdhëruan gjithashtu banorët që jetonin pranë zonave të shpyllëzuara për shkak të zjarreve masive gjatë verës, që të largoheshin nga banesat. Urdhri prek po ashtu dhe komunitetin e pasur të Montecito, shtëpinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan dhe Oprah Winfrey. Mësimet janë anuluar për të enjten në rrethet shkollore në të gjithë Kaliforninë veriore, përfshirë për 8,000 nxënës të regjistruar në shkollat publike të San Franciskos.

Erdogan rizgjidhet president i Turqisë
Historia e plotë >

Ju prezantojmë me 'Beach Bar'-et më të mira të plazheve në botë!
Historia e plotë >
Video/ Kanali i Venecias me pamje të pazakontë, uji merr ngjyrë të gjelbër
Historia e plotë >

Hotelet më të mira të 2023 ku duhet të rezervoni me patjetër pushimet tuaja!
Historia e plotë >


“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
