Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Burri i infektuar me COVID shkon me prostituta, i gjithë shteti në kërkim të kontakteve të tij

Burri i infektuar me COVID shkon me prostituta, i gjithë shteti në

Një burrë në Hong Kong që ishte takuar më një prostitutë në shtëpinë publike të hotelit Mong Kok, para se të rezultonte pozitiv me Covid-19, ka shkaktuar nisjen e një operacioni të gjerë të zbulimit të kontakteve të punonjëses së seksit dhe të vetë pacientit.

Mediat vendase raportonin se sot oficerët ishin angazhuar për gjetjen e prostitutës në ndërtesën e King Hing, pa mundur ende ta gjenin.

Prostituta nuk është gjetur pasi burri nuk mban mend në cilin kat të ndërtesës gjendet shtëpia publike.

Policia shtoi se 35-vjeçari kishte vizituar kishte vizituar shtëpinë publike më 8 nëntor dhe kishte dalë pozitiv me koronavirus të shtunën.

Autoritetet thonin se rasti i tij është një nga tetë raste burimi i të cilave nuk dihet.

“Nuk dihet nëse është infektuar nga prostituta. Është e mundur që ai mund të ketë krijuar simptomat para se të vizitonte shtëpinë publike,” thanë autoritetet.

Disa javë më parë një tjetër prostitute kishte rezultuar pozitive me Covid-19 ne Hong Kong, pas arrestimit prej zyrtarëve të policisë dhe emigracionit, dhe kjo solli nisjen e një fushate të gjerë gjurmimi të rreth 70 klientëve me të cilët ajo pretendon se kishte bërë seks, me një mesatare prej pesë burrash në ditë, gjatë kohës që kishte qëndruar në hotel Mong Kok.

“Deri tani asnjë nga klientët e saj nuk është gjetur”, thanë burimet e policisë.

Burri i infektuar me COVID shkon me prostituta, i gjithë shteti nëBurri i infektuar me COVID shkon me prostituta, i gjithë shteti në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore