Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Britanikët neglizhojnë masat anti-COVID dhe shijojnë motin me diell, eksperti i paralajmëron

Britanikët neglizhojnë masat anti-COVID dhe shijojnë motin me

Zëvendës shefi i përgjithshëm mjekësor në Angli, Jonathan Van-Tam, u bëri thirrje britanikëve të mos ‘relaksohen’, ndërsa njerëzit në Britani të Madhe duket se po tregohen më neglizhentë ndaj masave anti-COVID, me motin e mirë me diell që ka përfshirë vendin.

Ai paralajmëroi se beteja me COVID nuk është fituar ende, duke i bërë apel qytetarëve që të mos prishin arritjet që janë bërë deri më tani në luftën me pandeminë.

Rastet e koronavirusit po rriten në dhjetëra pjesë të Anglisë,ndërsa profesori Van-Tam tha se njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e bllokimit për sa kohë që ato janë në vend.

“Unë shqetësohem sepse njerëzit mendojnë se gjithçka ka mbaruar. Sa më shumë që ata mendojnë kështu, aq më shumë do të vënë në rrezik edhe fushatën e vaksinimit”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore