Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Britania refuzon BE-në, nuk bashkon forcat për vaksinën ndaj COVID-19

Britania refuzon BE-në, nuk bashkon forcat për vaksinën ndaj

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të mos marrë pjesë në planin e Bashkimin Evropian (BE) për vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç është vendosur, plani i BE-së prej 2 miliardë eurove paraprakisht do t'i blejë vaksinat dhe do t'i testojë ato në interes të vendeve anëtare të BE-së. 

Mediat lokale raportojnë se vendimin për të mos qenë pjesë e planit të BE-së e ka marrë sekretari britanik i biznesit, Alok Sharma. 

Burime qeveritare për Daily Telegraph thonë se ata ishin të shqetësuar për "vonesën e kushtueshme", nga frika se regjistrimi i programit mund të vonojë vaksinimet në Mbretërinë e Bashkuar për gjasthë muaj përderisa BE-ja negocionon shpërndarjen në të gjithë bllokun.

"Kushtet thjesht nuk ishin të përshtatshme për ne. Plani i BE-së nuk do ta lejojë Mbretërinë e Bashkuar të bëjë asgjë më shumë nga ajo që po bën aktualisht", tha burimi qeveritar për të përditshmen britanike. 

Burimet theksuan se përfitimet për Mbretërinë e Bashkuar do të jenë "të kufizuara" pasi vendi po merr çmime të ngjashme nga kompanitë farmaceutike si vendet e tjera, pavarësisht se BE-ja pretendon se do të jetë në gjendje të negociojë kosto më të ulëta për shkak të fuqisë së saj kolektive blerëse. 

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po kryeson garën globale për të zhvilluar një vaksinë të koronavirusit, pasi ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca dhe Universitetin Oxford. 

Plani i BE-së për vaksinën kundër COVID-19 nisi fazën e dytë të provave njerëzore në muajin maj dhe nëse është e suksesshme Mbretëria e Bashkuar do të jetë marrësi i parë në botë i vaksinës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore