Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit e BE dhe SHBA, por shton testimet

Britania heq karantinën për të vaksinuarit e BE dhe SHBA, por

Britania e Madhe nuk do të kërkojë detyrimin e karantinës për personat e vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e njohura nga autoritetet shëndetësore të Bashkimit Europian, ose të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshimet hyjnë në fuqi duke filluar nga java e ardhshme. Me rregullat në fuqi, vetëm personat që janë vaksinuar në Britaninë e Madhe nuk detyrohen të karantinohen kur hyjnë në ishull nga njëri prej vendeve të vendosura në listën me rrezikshmëri të lartë infeksioni.

Megjithatë, detyrimi për një test negativ do të jetë në fuqi. Testi duhet të kryhet një herë para se të udhëtohet në drejtim të Britanisë së Madhe dhe njëherë tjetër dy ditë pas mbëritjes në Britaninë e Madhe.

Masat e vendosura pasojnë regjistrimin e rreth 28 mijë rasteve ditën e mërkurë. Kufizime më të ashpra do të mbeten në fuqi ndaj Francës, ku sërish personave që hyjnë në Britaninë e Madhe nga ky vend vendimi i karantinës 10-ditore do të mbetet në fuqi, pavarësisht nëse janë, apo jo të vaksinuar.

Britania shpreson që këto masa, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndihmojnë në rigjallërimin e ekonomisë së vendit, e cila sipas një pjese të ekspertëve vendas përveç pandemisë po vuan edhe pasojat e Brexit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore