Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Bota në krizë edhe për dy vjet? Çmimet e ushqimeve dhe energjisë mund të vazhdojnë të rriten

Bota në krizë edhe për dy vjet? Çmimet e ushqimeve dhe

Rritja e çmimeve për energjinë dhe ushqimin mund të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme, duke dëmtuar përpjekjet globale për të luftuar varfërinë dhe krizën klimatike, ka paralajmëruar një raport i përgatitur për Forumin Ekonomik Botëror të javës së ardhshme në Davos, Zvicër.

Raporti vjetor i rreziqeve globale të WEF zbuloi se kriza ndërkombëtare e kostos së jetesës e shkaktuar nga pandemia e Covid dhe lufta e Rusisë në Ukrainë kryesuan listën e shqetësimeve në një sondazh me më shumë se 1200 ekspertë globalë, politikëbërës dhe udhëheqës biznesi.

Duke dhënë alarmin në prag të mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në vendpushimin malor zviceran, ajo tha se kriza e furnizimit me energji dhe ushqim ka të ngjarë të vazhdojë për dy vitet e ardhshme si rreziku më i madh për ekonominë botërore. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore