Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Boris Johnson: Të mësojmë nga pandemia për të ndërtuar një botë më të mirë

Boris Johnson: Të mësojmë nga pandemia për të

Në fund të punimeve të G7-ës në Britaninë e Madhe, Boris Johnson kërkoi që bota të mësojë nga pandemia për të mos përsëritur gabimet.

Kryeministri britanik foli për një mision, atë të "ndërtimit të një të ardhmje më të mirë", ndërsa bota të rimëkëmbet nga pandemia e Covid. Ai gjithashtu premtoi 500 milion euro për të përmirësuar arsimin në disa nga vendet më të varfra të botës.

Gjatë këtyre punimeve, Britania e Madhe ka njoftuar se do të dhurojë të paktën 100 milion doza të vaksinave të tepërta të koronavirusit brenda vitit të ardhshëm.

Gjatë punimeve të këtij samiti, Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dhuruar Johnson një biçikletë të ndërtuar në Filadelfia, ndërsa Johnson në këmbim i dhuroi një fotografi të një murale nga Edinburgu, që përshkruan aktivistin e famshëm amerikan të anti-skllavërisë, Frederick Douglass.

Udhëheqësit në samitin e G7 mbyllin takimet në Eden Project për pritjen e madhe ku do të bashkohen me Mbretëreshën, Princin e Uellsit dhe Dukeshën e Cornëall dhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore