
Biden paralajmëron dimër të vështirë: Lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin
Presidenti i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që "të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë" kundër koronavirusit. Zoti Biden i bërë komentet drejtpërdrejt përpara kamerës në Uilmington të shtetit Delauer.
"Duke i hedhur një vështrim historisë sonë, do të shihni se pikërisht në rrethanat më të vështira është farkëtuar shpirti i kombit tonë.” Tani, tha ai, “e gjejmë veten përsëri përballë një dimri të gjatë dhe të vështirë."
Ai u bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social.
"Unë e di që ne mund dhe do ta mposhtim këtë virus," shtoi zoti Biden, duke pranuar se amerikanët po e ndjejnë lodhjen nga pandemia. "Jeta do të kthehet në normalitet. Ju premtoj. Kjo do të ndodhë. Nuk do të zgjasë përgjithmonë,” tha ai.
"E kuptoj se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është shumë e rëndësishme,” tha zoti Biden, pasi përshkroi se si ai dhe anëtarët e familjes së tij po festonin veçmas njëri-tjetrit, për të shmangur infektimet nga koronavirusi.
Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se do ta bëjë trajtimin e COVID-19 një përparësi kryesore pas marrjes së detyrës në 20 janar.
Në një mesazh bashkimi për amerikanët, zoti Biden tha se lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin:
"E kuptoj që vendi është i lodhur nga lufta. Por duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin. Ky është momenti ku ne duhet të forcojmë shtyllën kurrizore, të dyfishojmë përpjekjet dhe të angazhohemi përsëri në këtë luftë,” tha ai.
“Të mos harrojmë se ne i kemi hyrë kësaj të gjithë së bashku," tha zoti Biden.
Presidenti i zgjedhur shprehu optimizëm, duke thënë se “kjo stinë e zymtë ndarjesh do t'i hapë rrugën një viti "drite dhe bashkimi".
“Ky është një vend i shkëlqyer. Ne jemi një popull i mirë. Pikërisht këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha ai.
Fjalimi ishte konceptuar si mesazh i stilit presidencial për Ditën e Falenderimeve, me synimin për të bashkuar popullin amerikan përballë sfidave si dhe për sakrificat e përbashkëta që amerikanët po bëjnë këtë këtë stinë festash./VOA




FOTOT/ Burg në shtëpi, 29 vjeçarja mbahet në kafaz nga familja pasi...
Historia e plotë >
Një tjetër tërmet godet Turqinë, ja magnituda dhe epiqendra e lëkundjes
Historia e plotë >
Tjetër ditë e zezë në Britani të Madhe, 1280 viktima nga COVID në 24 orë
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vala e dytë e Covid/ Propozimi i fortë i dy nobelistëve: Izolim total në dhjetor

Cilat shtete e vuajtën më shumë apo më pak situatën e krijuar nga Covid-19? Epidemiologu shqiptar publikon statistikat

A ka raste riinfektimi me Covid-19 në Shqipëri? Flet shefja e Survejancës, Tomini
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
