Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Biden me paralajmërim të fortë për Iranin: Të kenë kujdes!

Biden me paralajmërim të fortë për Iranin: Të kenë

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur me ton sfidues ndaj Iranit. Teherani “nuk mund të sillet pa përgjegjësi. Të kenë kujdes,” tha presidenti duke folur për goditjet ushtarake që shenjestruar objekte siriane të financuara nga Irani.

Administrata e Presidentit Biden u ka dalë në mbrojtje veprimeve të forcave amerikane në Siri, duke i cilësuar si të përligjshme dhe të duhura dhe duke i përshkruar si akte që shkatërruan objekte të përdorura nga grupe paraushtarake, të mbështetura nga regjimi iranian, të cilat shenjestrojnë forcat amerikane dhe të aleatëve të Amerikës në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se anëtarët e Kongresit ishin njoftuar për sulmin e planifikuar para goditjeve të së enjtes që shkatërruan nëntë objekte dhe dëmtuan rëndë dy të tjera.

Presidenti Biden i bëri komentet dje në Hjuston, pasi vizitoi një objekt të ngritur nga autoritetet federale për vaksinime kundër COVID-it.

Presidenti amerikan ishte në Teksas për të parë nga afër problemet e shkaktuara nga moti i pazakontë si dhe ndërprerja e energjisë elektrike që rezultoi prej saj dhe për të vizituar objekte të vaksinimit kundër COVID-it./ VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore