Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Biden kritikon të pavaksinuarit, ndërmerr masa të reja

Biden kritikon të pavaksinuarit, ndërmerr masa të reja

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi masa të reja që administrata e tij po merr për të luftuar atë që ai e quajti "pandemia e të pavaksinuarve", ndërkohë SHBA-ja vazhdon të regjistrojë rritje të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) për shkak të variantit me transmetueshmëri të lartë.

Biden tha se varianti Delta i ka shtyrë autoritetet shëndetësore amerikane ta këshillojnë se rastet do të vazhdojnë të rriten para se të bien, duke e përshkruar atë si një "tragjedi amerikane", por tha se rritjes së rasteve nuk do t'i bashkëngjiten rritjet e krahasueshme të shtrimeve në spital dhe vdekjeve sepse rreth 164 milionë amerikanë janë plotësisht të vaksinuar.

"Vaksinat janë mbrojtja më e mirë për të sëmurit rëndë nga COVID-19. Mbrojtja më e mirë. Fotografitë e spitaleve të mbingarkuara me pacientë në disa shtete janë të panevojshme, të shmangshme dhe tragjike. Ne do të ndihmojmë çdo sistem shëndetësor të mbingarkuar dhe të paaftë për të përballuar rritjen e rasteve. Ne jemi të gatshëm për ta bërë këtë", tha ai.

"Unë e kuptoj që shumë prej jush nga shumica jeni të irrituar me pasojat e dështimit të pakicës për t'u vaksinuar. Por unë dua t'ua bëjë me dije se do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të inkurajuar të pavaksinuarit që të vaksinohen. Kjo përfshin adresimin e hezitimit dhe dezinformimit", theksoi presidenti amerikan.

Presidenti i SHBA-së njoftoi një sërë masash të reja që po ndërmerr, duke përfshirë mandatimin që punonjësit federalë të pavaksinuar të mbajnë maska dhe distancë shoqërore në vendin e punës dhe t’i nënshtrohen testimeve rigoroze që do të zhvillohen një ose dy herë në javë. Ai inkurajoi punëdhënësit privatë të miratojnë të njëjtat masa.

Ai më tej u bëri thirrje qeverive shtetërore dhe lokale të ofrojnë 100 dollarë stimuj për të gjithë ata që janë të pavaksinuar, që të marrin gjilpërën duke shfrytëzuar fonde stimuluese të pashfrytëzuara dhe urdhëroi Pentagonin të shqyrtojë se si dhe kur do të shtojë vaksinën COVID-19 në listën e saj të vaksinimeve të kërkuara për anëtarët e shërbimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore