Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Biden dhe bashkëshortja ngelën jashtë, incidenti që ndodhi ditën e parë me Presidentin e ri (Video)

Biden dhe bashkëshortja ngelën jashtë, incidenti që ndodhi

Më 20 janar e gjithë bota i kishte sytë të Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden. Por, duket se në këtë ditë të madhe për SHBA dhe jo vetëm, një incident i ka ndodhur Presidentit Biden.

Mediat e huaja raportojnë se 78-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Jill u lanë të prisnin në të ftohtë, në shkallët e shtëpisë së tyre të re për shkak të një gabimi të bërë nga stafi.

Mbetet e paqartë saktësisht se çfarë e shkaktoi vonesën, por pushimi nga puna i kryemjeshtrit të Shtëpisë së Bardhë, Timothy Harleth 5 orë para rotacionit, ka të ngjarë të jetë arsyeja kryesore.

Çifti pozoi për foto jashtë dyerve të mëdha prej druri, duke pritur për 10 sekonda që dera të hapej. Ata shiheshin duke përqafur njëri-tjetrin, ndërsa Biden vështronte me mëdyshje derën, para se të kthehej i hutuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore