Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Besnikët e Trump po lobojnë në Kongres kundër tërheqjes së refugjatëve afganë në SHBA

Besnikët e Trump po lobojnë në Kongres kundër tërheqjes

Në një kohë që mijëra refugjatë afganë që po u ikin talebanëve po mbërrijnë në SHBA dhe të tjerë janë strehuar në vende të treta, si Shqipëria, në pritje për vizën amerikane, një pjesë e vogël e ish-zyrtarëve të administratës së Donalt Trump po punojnë për të nxitur republikanët që të kundërshtojnë ardhjen e tyre.

Ish-zyrtarët janë të angazhuar në editoriale, mendime, kritika e analiza, duke dalë në televizionet konservatore dhe duke u takuar privatisht me ligjvënësit e GOP-të për të thënë se përse, sipas tyre, afganët nuk duhet të strehohen në SHBA. Të gjitha po vlerësohen nga ekspertët si një përpjekje për ta kthyer çështjen e Afganistanit në një mundësi për të shtyrë përpara një axhendë më të ashpër emigracioni.

“Është një bashkëpunim i bazuar në bindjen e ndërsjellë," tha Stephen Miller, arkitekti i politikave më konservatore të Presidentit Donald Trump për imigracionin dhe mes personave të angazhuar në këtë çështje. "Theksi im ka qenë bashkëbisedimi me anëtarët e Kongresit për të krijuar mbështetje për kundërshtimin e planeve të përgjithshme të administratës së Biden për refugjatët”, vijoi ai.

Qasja nuk është përqafuar nga të gjithë udhëheqësit republikanë. Disa që e quajnë atë dashakeqëse dhe në kundërshtim me mësimet e krishtera që janë të rëndësishme për ungjillorët, që luajnë një rol kritik në bazën e Partisë Republikane. Strategjia mbështetet në taktikat e zakonshme gjatë qëndrimit të Trump në Presidencë, përfshirë argumentimet me ngjyrime raciste, përhapja e panikut dhe akuzat e rreme.

Linjat e ashpra brenda republikanëve duke se i kanë përqafuar këto dogma dhe nuk i kushtojnë shumë rëndësi realitetit njerëzor që po shpaloset në Afganistan, ku ata që punuan me amerikanët gjatë luftës dhe shumë të tjerë janë të rrezikuar seriozisht nga talebanët.

Por republikanët që e shtyjnë çështjen janë duke vënë bast se mund të hapin një front të ri të bazuar te divergjenca kulturore që janë mes amerikanëve dhe afganëve. Që nga zgjedhja e Presidentit Joe Biden ata kanë kombinuar nxitjen e ndjenjave antiemigracion, që tashmë e shoqërojnë edhe me tërheqjen kaotike nga Afganistani, që e quajnë dështim të Biden.

"Nga pikëpamja politike, çështjet kulturore janë çështjet më të rëndësishme që janë në mendjen e popullit amerikan", tha Russ Vought, ish-shefi i buxhetit i Trump dhe President i Qendrës për Ripërtëritjen e Amerikës.

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump ngrenë edhe çështjet e sigurisë. Por, zyrtarët këmbëngulin se çdo afgan që hyn në SHBA i nënshtrohet një verifikimi të gjerë që përfshin shqyrtime të plota biometrike dhe biografike të kryera nga inteligjenca, agjencitë e tjera të sigurisë dhe personeli kundër terrorizmit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore