Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Berlusconi flet sërish për luftën me Covid: Ndihem i rraskapitur, mendoja se s'do ia dilja

Berlusconi flet sërish për luftën me Covid: Ndihem i rraskapitur,

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka folur sërish për betejën e vështirë të përballjes me Covid-19.

Ai tha për “Corriere della Sera” se kaloi momente tmerri dhe ankthi.

"Jam shumë i lodhur, i rraskapitur. Kjo është karakteristikë e Covid. Por edhe unë e kalova këtë provë të vështirë dhe kjo më qetëson.

Momentet më të vështira ishin tre ditët e para në spital. Kisha dhimbje në të gjithë trupin, nuk mund të qëndroja në të njëjtin pozicion për më shumë se një minutë.

Kisha frikë se nuk do t’ia dilja. Në ato momente në sytë e mi u qartësuan imazhet e tmerrshme të spitaleve që kemi parë muajt e fundit, kujdesin intensiv, pacientët e intubuar. Më vonë më thanë se ngarkesa virale e gjetur në tamponin tim ishte më e larta e gjetur në San Raffaele nga mijëra tamponë. Kështu që rreziku ishte konkret dhe real. Këshilla ime për të gjithë të sëmurët: Mos u dorëzoni! Mos e humbni kurrë shpresën për shërim. Covid mund të mundet!" tha Berlusconi. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore