
Bëri kërkesë që Ukraina të mos pranohej në NATO, SHBA i kthen përgjigjen e prerë Rusisë
Shtetet e Bashkuara kundërshtuan të mërkurën(26 janar) kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte përgatitur Moskës një “rrugë serioze diplomatike” për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse.
“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha ai.
Blinken iu drejtua mediave menjëherë pasi zëvendësi i tij Ëendy Sherman tha se Shtetet e Bashkuara mbetën të bindura se Putini ishte gati të përdorte forcën kundër Ukrainës deri në mes të shkurtit.
Ai tha se letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s.
Blinken u tha gazetarëve se letra nuk do të bëhej publike, “sepse ne mendojmë se diplomacia ka shanset më të mira për të pasur sukses”.
Ai tha se do të flasë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në ditët në vijim për përgjigjen e tij ndaj qëndrimit të SHBA-së.
“Ne kemi trajtuar mundësinë e masave të transparencës reciproke në lidhje me tregimin e forcës dhe Ukrainën, si dhe masat për të rritur besimin në lidhje me stërvitjet dhe manovrat ushtarake në Evropë”, tha ai.
Letra, e cila u koordinua me Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë, hap gjithashtu derën për avancimin e bisedimeve për kontrollin e armëve me Rusinë mbi çështjen e raketave dhe armëve bërthamore të pozicionuara në Evropë./ REL


Varre antike dhe punëtori të mëdha mumifikimi zbulohen në Egjipt!
Historia e plotë >




FOTO +18/ Çifti “lë nam” në festival, kapet duke kryer seks oral në karusel
Historia e plotë >

Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet



"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >
