Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Bejruti u godit nga një raketë? Ja videoja që po bën xhiron në rrjet

Bejruti u godit nga një raketë? Ja videoja që po bën xhiron

Numri i personave të vdekur pas shpërthimit që ka shkatërruar një pjesë të Bejrutit të martën, ka arritur në 137, teksa hetuesit janë duke kërkuar në portin e kryeqytetit të Libanit për shkakun e këtij incidenti.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se përveç të vdekurve, autoritetet kanë regjistruar edhe mbi 5,000 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit.

Autoritetet shqetësohen se shifra finale e të vdekurve do të mund të jetë shumë më e madhe. Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes.

Në një video të shpërndarë gjerësisht orët e fundit duket diçka që lëviz me shpejtësi në drejtim të vendit të shpërthimit.

Ka mjaft prej përdoruesve të rrjeteve sociale që shprehen se bëhet fjalë për një raketë, ndërsa të tjerë pretendojnë se nuk është asgjë tjetër përveç se një zog që fluturon.

Në një video tjetër duket edhe momenti kur zogu fluturon me shpejtësi në një kënd që duket sikur është pranë zonës së shpërthimit.

Spekulimeve i dha krahë edhe deklarata e parë e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ajo që ndodhi në Bejrut ishte një sulm dhe jo incident.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore