Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Bejruti si Hiroshima, 73 të vdekur nga shpërthimi, kryeministri: Do të ndëshkojmë përgjegjësit

Bejruti si Hiroshima, 73 të vdekur nga shpërthimi, kryeministri: Do

73 te vdekur dhe 3700 të plagosur janë regjistruar nga shpërthimi i fuqishëm dhe masiv në portin e Bejrutit, kryeqytetin e Libanit.

Analistët dhe mediat e ndryshme boterore nuk kanë ngurruar që ta cilësojnë shpërthimin  ngjashëm me bombën e Hiroshimës për nga përmasat tejet tragjik, që u pasua me dhjetëra viktima. Ndërsa nga shifra e të plagosurve autoritetet libaneze pohuan se 60 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shkaku i shpërthimit për momentin ende nuk ishte i qartë. Mohamed Fahmi, ministri i brendshëm i Libanit, tha që siç duket ishte shkaktuar nga lenda e nitratit amoniumi që ishte ruajtur në një depo në port.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Qeveria ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare. Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se ata që janë përgjegjës për shpërthimin në një depo "të rrezikshme" në zonën e portit të Bejrutit do të "paguajnë çmimin".

Bejruti si Hiroshima, 73 të vdekur nga shpërthimi, kryeministri: Do

"Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa u gjetur përgjegjësit. Ata do të paguajnë çmimin", tha ai në një fjalim televiziv.

Presidenti i Libanit Michel Aoun ka thënë se është "e papranueshme" që 2,750 ton nitrat amoniumi (amoniak) u ruajtën në një depo për gjashtë vjet pa masa sigurie, sipas deklaratave të publikuara në llogarinë Teitter të presidencës.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq u tha gazetarëve se nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaku dhe se nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë dëmtim të ndonjë personelit të OKB-së.

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA tha se "jemi të vetëdijshëm për shpërthimin dhe jemi të shqetësuar për viktimat e mundshme për shkak të një shpërthimi kaq masiv".

 

Bejruti si Hiroshima, 73 të vdekur nga shpërthimi, kryeministri: Do

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore