Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

BE ka administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës COVID-19

BE ka administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës COVID-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në vendet e Bashkimit Evropian (BE) deri më tani janë administruar mbi 150 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Vaksinimi po arrin shpejtësi në të gjithë BE-në. sapo kemi kaluar 150 milionë vaksinime”, shkroi në twitter Von der Leyen. Shefja e Komisionit Evropian po ashtu shpjegoi se një e katërta e popullsisë së bllokut evropian prej 450 milionë banorësh tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme që deri në muajin korrik të vaksinojmë 70 për qind të të rriturve të BE-së”, shtoi von der Leyen, duke e përmirësuar vlerësimin e mëparshëm të Komisionit Evropian se imunitetin e tufës mund ta arrijë deri në fund të muajit shtator. Të dhënat tregojnë se blloku evropian arriti të përshpejtojë fushatat e vaksinimit, pavarësisht pengesave fillestare për shkak të vonesave në dërgesat e vaksinës.

Për blerjen e rreth 2.6 miliardë dozave të vaksinës, BE-ja nënshkroi marrëveshje të hershme të blerjes me gjashtë prodhues të vaksinave, respektivisht me kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline. Në muajin mars, Komisioni Evropian filloi negociatat me kompaninë farmaceutike Pfizer/BionTech për të blerë edhe 1.8 miliardë doza të tjera për vitin 2022 dhe 2023.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore