Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

BE i ofron ndihmë Ukrainës për të përballur sulmet kibernetike ruse

BE i ofron ndihmë Ukrainës për të përballur sulmet

Bashkimi Europian dënon fuqishëm sulmin kibernetik kundër Ukrainës. “Ky sulm kibernetik kundër faqeve të internetit të qeverisë ukrainase është i papranueshëm, thotë BE. Veprime të tilla synojnë destabilizimin e Ukrainës dhe përhapjen e dezinformatave dhe mund të kontribuojnë në përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës tashmë të tensionuar”.

Sipas BE, Ukraina ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri ndaj sulmeve falë rritjes së kapaciteteve dhe sigurisë së saj kibernetike.

Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare, thuhet në deklaratë, janë në kontakt me Ukrainën dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë teknike shtesë, të drejtpërdrejtë për Ukrainën për të korrigjuar këtë sulm dhe për të mbështetur më tej Ukrainën kundër çdo veprimi destabilizues, duke përfshirë rritjen e mëtejshme të qëndrueshmërisë së saj ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike. .

“Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, mbyllet reagimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore