Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Barbados ndahet plotësisht nga Britania e Madhe pas 400 vitesh, Rihanna shpallet “Hero Kombëtar”

Barbados ndahet plotësisht nga Britania e Madhe pas 400 vitesh, Rihanna

BARBADOS - Pas 396 vitesh, ishulli i Barbadosit në Karaibe ka shkëputur të gjitha lidhjet me mbretërinë e Britanisë së Madhe, duke u bërë republika më e re në botë.

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin Bridgetown, Sandra Mason u betua si presidentja e re, duke fshirë gjurmët koloniale gati 400 vjet pasi anijet e para angleze mbërritën në ishull.

Ish-guvernatorja 72 vjeçare e ishullit, u emërua presidente pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura muajin e kaluar. 

“Me dijeni të plotë të asaj që jemi dhe që mund të arrijmë, ne tani e kthejmë harkun e anijes nga një Republikë e re. E bëjmë këtë që të prekim plotësisht sovranitetin tonë”, u shpreh Sandra Mason.

"Republika Barbados ka nisur lundrimin në udhëtimin e saj të parë," tha Mason në fjalimin e saj të inaugurimit si presidentja e parë e vendit, duke qenë e vetëdijshme për "botën komplekse, të thyer dhe të trazuar" që do t'i duhej për të lundruar.

Princi i Uellsit dhe këngëtarja Rihanna, ishin të ftuarit e veçantë të eventit që përkoi me 55-vjetorin e pavarësisë së vendit. Në një fjalim Princi Charles pranoi mizoritë e tmerrshme të skllavërisë, të cilave u ishte nënshtruar ishulli në Karaibe. 

Nga ana tjetër, këngëtarja Rihana, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u shpall hero kombëtar, ndërsa më herët kishte qenë ambasadore e vendit të saj të lindjes./Gazeta SHQIP

Barbados ndahet plotësisht nga Britania e Madhe pas 400 vitesh, RihannaBarbados ndahet plotësisht nga Britania e Madhe pas 400 vitesh, RihannaBarbados ndahet plotësisht nga Britania e Madhe pas 400 vitesh, Rihanna

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore