
Azerbajxhani zbulon për herë të parë shifrën dramatike, sa ushtarë u vranë në luftimet për Nagorno Karabakun
Gati 2.800 ushtarë azerbajxhanas u vranë në luftimet me forcat etnike armene për rajonin e Nagorno Karabakut, thanë zyrtarët. Kjo është hera e parë që Azerbajxhani publikon shifrat e viktimave nga konflikti i armatosur.
Ato u bën publike gati tre javë pasi një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, që i dha fund luftimeve për rajonin, i cili ligjërisht është pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990.
Luftimet, të cilat shpërthyen më 27 shtator, ishin më të këqijat që nga fillimi i viteve 1990, dhe përfunduan me marrjen nën kontroll, nga ana e forcave të azerbajxhanit, të pjesës më të madhe të rajonit malor dhe zonave përreth.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se 2.783 ushtarë dhe oficerë të saj u vranë gjatë konfliktit, më shumë se 100 pjesëtarë të personelit ushtarak ishin ende të zhdukur dhe 1,245 ushtarakë u plagosën.
Në Armeni, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se kufomat e 2,718 ushtarakëve po identifikohen nga personeli mjekësor, duke shtuar se trupat e ushtarëve azerbajxhanas mund të ishin midis këtyre kufomave.
Rusia ka vendosur gati 2,000 paqeruajtës në rajon për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit, e cila nuk e zgjidh çështjen e statusit ligjor të rajonit.
Rezultati i luftimeve ka qenë poshtërues për shumë armenë. Nënshkrimi i marrëveshjes së armëpushimit nxiti protesta në Jerevan, në të cilat bëhej thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Nikoll Pashinian.
Në Azerbajxhan, megjithatë, marrëveshja është vlerësuar si një fitore e madhe. Zyra e presidentit, Ilham Aliyev, njoftoi se 8 nëntori, dita kur trupat azerbajxhanase rifituan kontrollin mbi qytetin simbolik dhe strategjik të Shusha do të shënohet çdo vit si Dita e Fitores. /Rel/


Shpikësi i Novichok krijon ilaç të ri kundër koronavirusit
Historia e plotë >


Miliona njerëz po fshijnë WhatsApp-in, çfarë po ndodh me aplikacionin?
Historia e plotë >

Shpiku Novichok, shkencëtari rus krijon ilaç të ri kundër koronavirusit
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >
Covid apo grip? Ekspertët: Ja si ti dalloni simptomat tek fëmijët

“Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”/ Mjeku i QSUT: Epidemia do vazhdojë, ne do përballemi...

OKB ngre alarmin: Në Shqipëri sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin nga Covid-19 nëse...
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

