Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Amsterdam, arrestohen 6 pasagjerë spanjoll pasi refuzuan mbajtjen e maskës

Amsterdam, arrestohen 6 pasagjerë spanjoll pasi refuzuan mbajtjen e

Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës ka bërë të ditur se gjashtë pasagjerë spanjoll që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska në mbrojtje të koronavirusit të ri (COVID-19).

‘Marechausse, dega e ushtrisë që monitoron kufijtë dhe aeroporteve në kuadër të detyrave të tyre policore, në rrjetet sociale njoftoi se gjashtë pasagjerë meshkuj në aeroplan që mbërritën nga Spanja mbrëmë në aeroportin ‘Schiphol’ u arrestuan pasi refuzuan mbajtjen e maskës.

Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë. Gjashtë shtetasit spanjoll aktualisht janë në paraburgim dhe do të merren në pyetje gjatë ditës

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore