
Akuza për korrupsion, shkarkohen nga detyra disa prokurorë në këtë shtet
Prokurorët në pesë rajone të Ukrainës janë shkarkuar nga detyra, pas një skandali korrupsioni të profilit të lartë, që solli dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve në të gjithë vendin.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi më 25 janar se prokurorët e rajoneve të Zaporizhzhya, Kirovohrad, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin shkarkuar nga detyrat e tyre.
Skandali i korrupsionit shpërtheu më 22 janar, kur Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një gazetë investigative për mbipagimin e furnizuesve për ushqimin e ushtarëve ukrainas.
Në të njëjtën ditë, zëvendësministri i Infrastrukturës i Ukrainës u arrestua me dyshimin se kishte marrë ryshfet prej 400 mijë dollarësh për importimin e gjeneratorëve në shtator, një akuzë të cilën ai e mohon.
Nënkryetari i administratës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, njoftoi më 24 janar se i kishte paraqitur dorëheqjen Zelensky-t.
Pak kohë pas njoftimit të Tymoshenkos, zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov, që ishte përgjegjës për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, gjithashtu dha dorëheqj për korrupsion.
Dy zëvendësministra, Vyacheslav Nehoda dhe Ivan Lukerya nga Ministria e Komuniteteve dhe Zhvillimit të Territoreve të Ukrainës dhanë gjithashtu dorëheqje më 24 janar.
Po të njëjtën ditë, Oleksiy Symonenko, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, u shkarkua.
Largimet e zyrtarëve pasuan njoftimin e presidentit Volodymyr Zelensky, më 23 janar, se do të bënte ndryshime në udhëheqje në nivele të ndryshme.




Gjithçka e fshehtë/ Irani zbulon bazën ajrore... nëntokë
Historia e plotë >

E padëgjuar/ Leopardi hyn brenda në gjykatë dhe sulmos disa njerëz
Historia e plotë >
Cilët vende "spiunon" Kina me balona?
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




