Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Aksidenti me 45 viktima shqiptarë/ Shoferi i autobusit shpallet fajtor për ngjarjen në Bullgari

Aksidenti me 45 viktima shqiptarë/ Shoferi i autobusit shpallet fajtor

Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”, raporton “REL”.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.

Ai ka deklaroi se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.

"Ajo është një tragjedi njerëzorë pa precedent sipas numrit të viktimave, por edhe pa precedent, si intenzitet i punës që kemi përfunduar. Në të vërtetë hetimit ka përfunduar dhe mbetet vetëm të njoftohen autoritetet në Maqedonisë përmes formës gjyqësore. Duke pasur parasysh se edhe familjet e viktimave kanë të drejtë të njihen me materialet e hetimit”, deklaroi Serafov, zëvendësi i kryeprokurorit në Bullgari.

Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, që ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar, jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata ktheheshin nga udhëtimi turistik nga Turqia.

Autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek.

Hetimet lidhur me ngjarjen kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Dy doganierë janë pezulluar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.

Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën. Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore