
'Ai ka vdekur!'/ Si u përhap lajmi përi Messina Denaro-n, bossi i mafias kontrollonte çdo gjë i maskuar, fiksimi me PADRINON
Më 4 qershor 2021, Matteo Messina Denaro ishte operuar për më shumë se 6 muaj - më 13 nëntor 2020 - për kancer të zorrës së trashë në spitalin "Abele Ajello" në Mazara del Vallo, me identitetin e rremë të Alfonso Bonafede. Pra, i arratisuri ishte kthyer në vendin e tij të origjinës, ku Bonafede i vërtetë kishte marrë me qira shtëpinë në via San Giovanni, ku i kërkuari qëndroi deri në qershor 2022, kur u transferua në Vicolo San Vito. Sipas mediave italiane, ndërhyrja kishte qenë e suksesshme, por ndër mafiozët e vërtetë dhe të supozuar të Campobellos- të përgjuar nga karabinierët në operacionin "Hesperia", pretendonin se "iddu" kishte vdekur.
"Mos flisni rreth e rrotull për këtë fakt që thatë se ai ka vdekur... Sepse lajmi i ka mbërritur tashmë... Se dikush ka qenë atje po thotë se Ignazzieddu ka vdekur...Sepse ka gjithmonë shtatë-tetë veta që e informojnë..."
"Ai është gjallë dhe mirë"
Por teoria se ai kishte vdekur ishte thjesht një opinion dhe asgjë më shumë. Megjithatë, ishte e rrezikshme të qarkullonte në mjedisin mafioz të Campobellos, ku dukshëm vazhdonte të ndihej pesha e kumbarit dhe ishte e nevojshme që askush të mos e vinte në dyshim se ishte gjallë. Çështje pushteti! Gjithashtu sepse nga pjesa tjetër e bisedës së përgjuar zbulon qartë se Matteo Messina Denaro jo vetëm ishte gjallë, por madje po luftonte kundër sëmundjes. Teksa vazhdonte kurimin, jepte udhëzime nëpërmjet përfaqësuesit të tij të drejtpërdrejtë në zonë: Franco Luppino. Gjithmonë përmes sistemit të pizzini, sipas interpretimit të karabinierëve që po përgjonin atë bisedë.
Me pak fjalë, bosi mafioz jepte urdhra dhe shpërndante detyra në të gjithë territorin “këtij dhe këtij”. Ai siguroi bashkëpunëtorët për praninë e tij. Franco Luppino ishte liruar nga burgu për disa kohë, kishte marrë frenat e Campobello-s nën kujdesin e Messina Denaro dhe u kthye në burg shtatorin e kaluar. Megjithatë, pa përgjuar apo filmuar super të arratisurin tjetër që jetonte disa qindra metra larg të dyshuarve të tjerë.
Në banesën e tij u gjetë foto kafshësh të egra, magnet frigoriferi me imazhin e një shefi me smoking që të kujton Al Pacinon tek "Kumbari" dhe me fjalët "Unë jam kumbari". Krahas picave, dokumenteve dhe letrave, pra, Karabinierët del Ros gjetën një sërë objektesh që i referohen filmit të famshëm.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




