Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Adoleshentja e identifikoi nga tatuazhet/ Kreu marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren ndërsa ishte në detyrë, prangoset polici

Adoleshentja e identifikoi nga tatuazhet/ Kreu marrëdhënie seksuale me

Një oficer policie nga Florida dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente gjatë kohës që ishte në detyrë.

Dyshohet se oficeri i policisë e takoi të miturën përmes një aplikacioni online.

Oficeri, tashmë i arrestuar, deklaroi se mendonte që vajza ishte më e madhe në moshë.


Sheridon Edward Archer, 23 vjeç,  dyshohet se e kreu aktin ndërsa ishte në detyrë. Hetimi për Archer filloi të dielën (18 shtator) kur oficerët në Palm Bay PD kontaktuan me FDLE (Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida).

Sipas autoriteteve, Palm Bay PD njoftoi agjencinë në lidhje me pretendimet dhe i kërkoi FDLE të hetojë më tej.

Hetuesit thanë se ai u takua me vajzën në gusht për kontakte seksuale në dy raste të ndara ndërsa ishte në detyrë. Adoleshentja  ishte në gjendje të identifikonte Archer nga tatuazhet e tij, tha policia.


Adoleshentja u tha hetuesve se oficeri përdori aplikacionin Snapchat dhe një aplikacion tjetër takimesh të quajtur MeetMe për ta kontaktuar atë.

Archer  pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën ndërsa ishte në detyrë. Ai kishte marrë edhe foto nudo nga vajza dhe i kishte dërguar asaj foto lakuriq, tregojnë raportet. Archer u tha hetuesve se mendonte se 13-vjeçarja ishte 19 vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore