Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Adoleshenti hyn në çerdhe dhe vret me hanxhar fëmijët, qëllon edhe mësuesin

Adoleshenti hyn në çerdhe dhe vret me hanxhar fëmijët,

Policia në Brazil raporton se një adoleshent ka vrarë të paktën dy fëmijë dhe ka plagosur një mësues në një çerdhe. Fëmijët thuhet se ishin më pak se dy vjeç.

Policia ushtarake tha se adoleshenti, i armatosur me një hanxhar, hyri në çerdhe në qytetin e Saudades, në shtetin Santa Catarina.

Kur fqinjët shkuan në vendin e ngjarjes pasi dëgjuan të qara, adoleshenti thuhet se e ktheu hanxharën ndaj tyre. Ai është arrestuar dhe po trajtohet në spital për plagët e marra. Sipas mediave lokale ai është 18 vjeç.

Zyrtari i qytetit Saudades Silvia Fernandes dos Santos konfirmoi se dy fëmijë kishin vdekur, por mediat lokale kanë raportuar një numër më të lartë të vdekjeve.

Disa dhjetëra fëmijë ishin në mjedisin e kujdesit për fëmijët në kohën e sulmit dhe ata dhe stafi janë zhvendosur nga dhomat ku ishin fshehur, thanë zyrtarët.

Policia ushtarake tha se ata morën disa telefonata në 10:35 me kohën lokale nga fqinjët që raportuan se një burrë i armatosur me një hanxhar kishte hyrë në çerdhe dhe po sulmonte stafin dhe fëmijët.

Çerdhja ndodhet në qendër të Saudades, një qytet me rreth 9,000 banorë dhe sipas lajmeve të “Globo” kujdeset për fëmijët e moshës midis 0 dhe 3 vjeç.

Policia tha se ai së pari sulmoi një mësues që ishte në hyrje të çerdhes. Ai thuhet se e ndoqi atë në një nga dhomat, ku gjithashtu qëlloi fëmijët. Ndërsa ka pasur sulme vdekjeprurëse në shkolla më parë në Brazil, ato kanë synuar kryesisht nxënës më të mëdhenj në moshë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore